Ndërlidhjet

logo-print

Irani rrëzon një mjet ajror të ushtrisë amerikane


Mediat iraniane kanë raportuar se Irani ka rrëzuar një automjet amerikan pa pilot, në pjesën lindore të vendit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Fars ka raportuar se një pajisje ajrore e ushtrisë amerikane ishte konfiskuar nga forcat ushtarake iraniane. Gjithashtu bëhet e ditur se automjeti është rrëzuar me pak dëmtime.

Një zbulim i tillë vjen pas sulmit të ambasadës britanike javën e kaluar në Teheran.

Irani është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve me SHBA-të dhe aleatët e saj mbi programin e diskutueshëm bërthamor, që Teherani mohon se ka për qëllim zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG