Ndërlidhjet

Kërkohen performues për Lojërat Olimpike në Londër


Organizatorët e Lojërave Olimpike në Londër kanë lëshuar një lajmërim se po kërkojnë burra me ritëm, të cilët nevojiten për ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes së Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm.

Organizatorët kanë treguar se më shumë se 10,000 vetë kanë marrë pjesë në audicionet e muajit të kaluar, për role të ndryshme në këtë ceremoni, që pritet të tërheqë një audiencë televizive prej rreth 4 miliardë njerëzish nga më shumë se 200 shtete.

Rrethi i parë i audicioneve është mbyllur të shtunën, ndërsa kandidatë të tjerë kanë mundësi të paraqiten deri në fund të janarit, për të marrë pjesë në audicionet e muajit shkurt.

“Neve na duhen më shumë njerëz, veçanërisht ata që kanë ritëm”, kanë thënë organizatorët, duke ftuar të interesuarit që të shohin në faqen e internetit të Lojërave Olimpike, london2012.com, për hollësi të mëtejme.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë djemtë që dinë të kërcejnë, apo që kanë ndonjë hobi apo punë që i bën ata të jenë të saktë e me kohë, që të aplikojnë për të qenë pjesë e ceremonive të Lojërave Olimpike.
XS
SM
MD
LG