Ndërlidhjet

Sarkozi e pret Merkelin


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi do të pres sot kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris për bisedime përpara një takimi kyç të BE-së, më pas gjatë javës.

Liderët në samitin e 9 dhjetorit të BE-së pritet të zbulojnë një plan të madh për të trajtuar krizën e borxhit të eurozonës.

Një element shumë i parashikuar i një plani të tillë është integrimi më i rreptë i 17 vendeve që përdorin euron, sidomos në çështjet e buxhetit.

Kjo mund të shkaktojë më shumë ndihmë urgjente nga Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar ose ndonjë kombinim.
XS
SM
MD
LG