Ndërlidhjet

Uashington: Arrestohen 31 protestues


Policia në Uashington thotë se 31 aktivistë të protestës Okupimi i Wall Street-it janë arrestuar.

Aktivistët në protestën e Uashingtonit kishin refuzuar të rrëzonin një strukturë prej druri të ndërtuar në një park brenda natës.

Policia përdori shkallët për të hequr rreth gjashtë protestues të cilët nuk pranuan të braktisin strukturën.

Agjencia e lajmeve AFP, thotë se një turmë prej rreth 400 njerëzve e kanë shikuar këtë veprim të policisë, disa duke thirrur "turp mbi ju".

Uashingtoni ka qenë më tolerant ndaj këtyre protestave, të cilat janë dëbuar nga kampet e ngjashme si në Nju Jork dhe qytete të tjera.
XS
SM
MD
LG