Ndërlidhjet

logo-print

Obama ngushëllon homologun pakistanez


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka telefonuar homologun e tij pakistanez për të ofruar ngushëllimet për 24 ushtarët e vrarë pakistanezë në një sulm ajror të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama i tha Asif Ali Zardarit të dielën se vdekjet ishin "për të ardhur keq", por se nuk ishin rezultat i një sulmi të qëllimshëm.

Ai përsëriti thirrjen e tij për një "hetim të plotë" të incidentit të 26 nëntorit dhe tha se marrëdhëniet me Pakistanin janë kritike për shkak të interesave të sigurisë së dy kombeve.

Në vazhdën e sulmeve, Pakistani vendosi të mos marrë pjesë në konferencën e Bonit për të ardhmen e Afganistanit që pritet të hapet sot.
XS
SM
MD
LG