Ndërlidhjet

Hapet konferenca për Afganistanin


Një konferencë e madhe ndërkombëtare, u hap sot në qytetin gjerman të Bonit për të hartuar një plan për Afganistanin, pasi trupat e NATO-s të largohen në vitin 2014.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se Afganistani nuk do të "braktiset" dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të siguruar "përkrahje të vazhdueshme praktike dhe financiare" për Afganistanin së paku deri në vitin 2024.

Ky tubim vjen 10 vite pas një konference të ngjashme të mbajtur në Bon vetëm disa javë pasi talibanët u rrëzuan nga pushteti përmes invazionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.

Në mesin e pjesëmarrësve janë të përfshirë përfaqësues të 85 vendeve dhe 16 organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe presidentin afgan, Hamid Karzai, sekretarja amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Saleh.
XS
SM
MD
LG