Ndërlidhjet

Uzbekistani shpall amnesti për Ditën e Kushtetutës


Senati Uzbekistanit, sot ka miratuar një amnesti për të shënuar përvjetorin 19-të të miratimit të kushtetutës së këtij vendi.

Të amnestuarit përfshijnë gra, burra mbi 60 vjeç, të mitur dhe të huaj.

Ndërsa të dënuarit për përfshirje në terrorizëm apo krime të rënda nuk kanë të drejtë në këtë amnesti.

Kryetarja e komisionit të Senatit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Svetllana Artikova tha se amnestia është shpallur si një "akt humanitar".

Uzbekistani shënon Ditën e Kushtetutës më 8 dhjetor.

Dhoma e ulët e ka kaluar tashmë amnestinë dhe tani nevojitet vetëm nënshkrimi i presidentit të Uzbekistanit.
XS
SM
MD
LG