Ndërlidhjet

Opozita fiton zgjedhjet në Kroaci

  • RFE /RL

Fotografi nga votimet në Kroaci

Fotografi nga votimet në Kroaci

Një koalicion opozitar i qendrës së majtë mundi konservatorët në zgjedhjet parlamentare të Kroacisë të dielën, duke nxjerrë zemërimin e votuesve ndaj korrupsionit dhe papunësisë së lartë të këtij vendi që është afër për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Me rreth 70 për qind të votave të numëruara, rezultatet zyrtare tregojnë se koalicioni kroat opozitar "Kukuriku" do të marrë 78 vende në Parlamentin 151 vendësh të Kroacisë. Ndërsa, partia konservatore “Bashkimi Demokratik Kroat”, i njohur si HDZ, do të marrë 48 vende.

Edhe para zgjedhjeve, konservatorët e njollosur me korrupsion, pritej të humbnin për shkak të rënies së standardit jetësor dhe papunësisë së lartë në vend.
Vlladimir Seks dhe Jadranka Kososor

Vlladimir Seks dhe Jadranka Kososor

Fituesit pritet të marrin vendime të vështira për shkurtime të buxhetit, për të trajtuar rënien ekonomike të vendit.

Edhe në opozitë, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Kroacisë, ata nuk na kanë vënë në dy gjunjët", ka thënë liderja e konservativëve, kryeministrja në largim, Jadranka Kosor.

"Trendi në Evropë është se votuesit janë kundër atyre që janë në pushtet", tha analisti politik, Sllaven Letica, për të shtuar se “e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kroaci".

Presidenti kroat Ivo Josipoviq përgëzoi fituesit, duke thënë se "është e qartë se Kroacia po kthehet nga e majta".

Rezultatet nënkuptojnë që kryeministri i ardhshëm kroat do të jetë Zoran Millanoviq, 45-vjeçari udhëheqës i Partisë Social Demokratike – ish komunistët që u kthyen në demokratë pro perëndimorë dhe po kërkojnë reforma ekonomike dhe sociale.

"Ne jemi mbledhur për të bërë diçka të mirë për Kroacinë”, ka thënë Millanoviq.

Zoran Millanoviq

Zoran Millanoviq

"Votuesit e kanë kuptuar këtë dhe ne nuk do t’i zhgënjejmë ata, jemi duke hyrë në Bashkimin Evropian dhe kjo është një mundësi e mirë për ne”, ka shtuar ai.

Ardhja e tij në pushtet mund të nxisë pajtimin me Serbinë, armikun e patundur të Kroacisë gjatë kohës së luftës, dhe të ndihmojë stabilizimin e Ballkanit ende të paqëndrueshëm.

Konservatorët kanë sunduar Kroacinë që nga vitet 1990, me përjashtim të periudhës 2001-2003, kur koalicioni i qendrës së majtë erdhi në pushtet.

Por, ata kanë qenë të përfshirë në skandalet e korrupsionit, duke përfshirë edhe në ngritjen e dyshuar të fondeve ilegale për zgjedhjet e mëparshme, që kanë zvogëluar popullaritetin e tyre.

Ish udhëheqësi i saj, ish kryeministri Ivo Sanader, është në gjyq për dyshimin e përvetësimit të milionave në ryshfete, para se ai, pa pritur dha dorëheqjen në vitin 2009.

Një zyrtare nga konservatorët, Vesna Skare Ozbolt, tha se humbja ishte rezultat i akuzave për korrupsion kundër Sanaderit.

"Kosor nuk i humbi këto zgjedhje, Sanader i humbi", u shpreh Ozbolt.(e.b.)
XS
SM
MD
LG