Ndërlidhjet

Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë zgjedhjet në Rusi


Vëzhguesit ndërkombtarë kanë thënë sot se zgjedhjet parlamentare në Rusi anuan në favor të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” ndërsa u penguan nga shkeljet.

Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë si dhe nga Këshilli Eropiam, kanë thënë se fushata për zgjedhjet e së dieles përshkruhet me “garë të kufizuar politike dhe mungesë të drejtësisë”.

Vëzhguesit njoftuan përmes një deklarate se numërimi i votave u karakterizua me “shkejle frekuente të procedurave dhe tendenca të manipulimit të dukshëm duke përfshirë stërmbushjen e kutive të votimit”.

Rezultatet preliminare kanë treguar se partia “Rusia e Bashkuar” ka fituar këto zgjedhje por me një rënie të dukshme të mbështetjes.

Komisioni Qendror Zgjedhor, njoftoi më herët sot se me 96 përqind të votave të numëruara, “Rusia e Bashkuar” ka fituar 49.5 përqind të votave, mjaftueshëm sa për të siguruar 283 ulëse nga 450 sosh.
XS
SM
MD
LG