Ndërlidhjet

Karzai kërkon edhe një dekadë mbështetje


Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje sot komunitetit ndërkombtar të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin, edhe për një dekadë pas tërheqjes së trupave të huaj.

Karzai tha se mbështetja ndërkombtare nevojitet së paku deri në vitin 2024, për të siguruar se do të ketë progres.

Karzai këto komente i ka bërë në një konferencë ndërkombtare rreth të ardhmes së Afganistanit, që po mbahet në Bon të Gjermanisë.

"Qëllimi ynë i përbashkët për një Afganistan stabil, të sigurtë dhe demokratik, është ende larg për t’u arritur. Në të vërtetë, sfidat që mbeten janë të rëndësishme dhe kanë potencial për të penguar përparimin tonë dhe të arriturat tona", ka thënë Karzai.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë premtuar ndihmë të vazhdueshme, por i kanë bërë thirrje Afganistanit të shtyjë përpara reformat politike dhe pajtueshmërinë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të rinisin dhënien e një fondi për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG