Ndërlidhjet

logo-print
Tetë bankat komerciale të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës janë të sigurta dhe janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ata thonë se performanca e mirë e këtyre bankave tregon edhe besueshmërinë dhe sigurinë që kanë ato.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada thotë se performanca pozitive dhe e qëndrueshme financiare është objektiv fundamental i secilës bankë, dhe sipas tij, bankat në Kosovë janë likuide.

Të gjithë treguesit janë pozitivë, dhe mund të themi se bankat që operojnë në Kosovë janë të sigurta dhe të shëndetshme. Performanca pozitive dhe e qëndrueshme financiare është objektiv fundamental i secilës bankë. Bankat në Kosovë janë likuide dhe afarojnë pozitivisht, për momentin”.

Bazuar në të dhënat në muajin tetor 2011, gjithsej kreditë në sektorin bankar evidentohen rreth 1,656 miliardë euro, të cilat krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rritje për afër 17.1 për qind, ndërsa gjithsej depozitat evidentohet rreth 2,076 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore përafërsisht 16.9 për qind”, thekson ai.

Në bazë të këtyre të dhënave, Besnik Kada, zëdhënës në BQK, thotë se ka rritje të depozitave në njërën anë dhe po ashtu rritje të vazhdueshme të kreditimit në anën tjetër.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në vazhdimësi iu kanë bërë thirrje bankave që të jenë të kujdesshme, kur bëhet fjalë për depozitat e qytetarëve.

Në anën tjetër, edhe njohës të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se paratë e qytetarëve, depozitat e tyre apo të depozituesve të tjerë janë në nivel të kënaqshëm të sigurisë.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se ndërtimi i sistemit bankar në Kosovë është me siguri njëri prej rrëfimeve më të suksesshme në Kosovën e pasluftës.

Besoj që Banka Qendrore e Kosovës, si autoritet rregullativ i sektorit financiar, ka luajtur një rol jashtëzakonisht të mirë...
Besoj që Banka Qendrore e Kosovës, si autoritet rregullativ i sektorit financiar, ka luajtur një rol jashtëzakonisht të mirë, dhe klientëve, qoftë afaristë apo privatë, iu ka mundësuar një siguri të lartë të sistemit bankar, qoftë në kuptimin e depozitave, qoftë të tjera”, thotë Zeka.

Natyrisht, për një qëndrueshmëri të tillë të tetë bankave komerciale në Kosovë, Zeka thotë se rol të rëndësishëm ka luajtur Banka Qendrore e Kosovës, si trup rregullativ i sistemit financiar.

Ai, ndërkaq thotë se prania e bankave komerciale nga shtetet e Bashkimit Evropian ka mundësuar që të aplikohen standardet ndërkombëtare.

Meqenëse ndërtimi i sistemit financiar dhe bankat kanë filluar menjëherë pas luftës në Kosovë, duke e pasur parasysh që në ndërtimin e një sistemi të tillë kanë qenë të përfshirë ekspertë ndërkombëtarë, besoj që standardet bankare në Kosovë janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të BE-së”, thekson Zeka.

Lidhur me atë se a janë të sigurta bankat në Kosovë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada shprehet:

Mund te themi se bankat janë mjaft mirë të kapitalizuara. Në vazhdimësi performanca flet për shëndetshmerinë e afarizmit të bankave në Kosovë”.

Performanca financiare pozitive e vazhdueshme e sistemit bankar në Kosovë, sidomos niveli lartë i kapitalizimit mbi 17 për qind, derisa standardet e BE-së parashohin nivelin e kapitalizimit prej 8 për qind. Këto të dhëna janë një tregues i fuqishëm për garancën e krejt sistemit bankar ne vend”, bën të ditur Kada.

Ndryshe, treguesit pozitivë, sipas zyrtarëve të BQK-së, flasin se bankat do kenë edhe një performancë të mirë edhe në mbarimin e këtij viti.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG