Ndërlidhjet

Asanzhi mund ta dërgojë ankesën e tij në Gjykatën e Lartë


Një gjykatë britanike vendosi sot se Julian Asanzh mund të vazhdojë luftën e tij ligjore kundër ekstradimit në Suedi.

Gjykata e Lartë britanike tha se Asanzh, themeluesi i faqes së internetit WikiLeaks, mund të dërgojë ankesën e tij në Gjykatën e Lartë.

Autoritetet suedeze duan të marrin në pyetje Asanzhin lidhur me akuzat për përdhunimin dhe sulm seksual ndaj dy ish-vullnetareve femra të WikiLeaks-it.
XS
SM
MD
LG