Ndërlidhjet

Uzbekistani shkurton mandatin e presidentit


Senati i Uzbekistanit, sot ka adoptuar një propozim që do të ndryshojë mandatin e presidentit në 5 vite në vend të mandatit 7 vjeçar që ka qenë deri tani.

Mandati 7 vjeçar i presidentit ishte aprovuar përmes një referendumi kombtar në janar të vitit 2002.

Presidenti aktual, Islam Karimov, është zgjedhur një herë që nga viti 2007.

Ekzistojnë dyshime se Karimov, i cili e propozoi këtë ndryshim, mund të përdorë amandamentin për të kërkuar edhe dy mandate.

Sipas kushtetutës së Uzbekistanit, një president mund të shërbejë vetëm dy mandate. Ndërsa Karimovi, është zgjedhur tre herë.

Dhoma e ultë e parlamentit e ka kaluar tashmë këtë amandament dhe pritet vetëm edhe nënshkrimi i Karimovit.
XS
SM
MD
LG