Ndërlidhjet

GJND-ja shpall vendimin rreth ankesës së Maqedonisë


Greqia ishte gabim kur ajo bllokoi pranimin e Maqedonisë në NATO për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me emrin, kështu vendosi sot gjykata më e lartë e OKB-së.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se ky veprim i vitit 2008 shkeli një marrëveshje të përkohëshme të arritur në vitin 1995, duke shtuar se Athina kishte "shkelur detyrimin e saj".

Maqedonia ka paraqitur një ankesë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë menjëherë pasi NATO-ja u detyrua të mos e pranojë antarsimin e saj për shkak të kundërshtimit të Turqisë.

Në vitin 2009 Greqia e pengoi BE-në në bisedimet e pranimit me Shkupin, që është kandidat zyrtar që nga viti 2005, pavarësisht rekomandimeve nga Komisioni Evropian.

Greqia pretendon se përdorimi i emrit Maqedoni sugjeron një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër, ndërsa Shkupi pohon se ndryshimi i emrit do të jetë një mohim i identitetit të vet kombëtar dhe gjuhës.

Maqedonia u pranua në Kombet e Bashkuara në vitin 1993 nën emrin e përkohshëm "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".

Më shumë se 120 vende duke përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, megjithatë, e kanë njohur këtë vend ballkanik nën emërtimin “Republika e Maqedonisë”.

Shkupi ka kërkuar nga GJND-ja që t’i jap urdhër Greqisë që të ndaloj së penguari antarsimin e Maqedonisë në “në çfarëdo organizate apo institucioni ndërkombtar, multilateral dhe rajonal”.

Gjykata megjithatë nuk lëshoi një urdhër të tillë, duke thënë se nuk e sheh të nevojshme.

Ministria e jashtme greke ka thënë se është duke “rishikuar” vendimin e sotëm të GJND-së, por ka insistuar se nuk adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë kontestin për emër në mes këtyre dy vendeve.

“Me respekt të plotë për GJND-në si organi juridik kryesor i Kombeve të Bashkuara, Greqia po rishikon vendimin”, ka njoftuar ministria.

"Greqia do të vazhdojë të ndjek negociatat me besim se një zgjedhje e pranueshme” ka njoftuar kjo ministri.
XS
SM
MD
LG