Ndërlidhjet

logo-print

Monti: Pa masa shtrënguese do të shkojmë në kolaps


Kryeministri italian, Mario Monti, ka thënë se pa kursime të ashpra Italia do të shkonte në “kolaps” njësoj si Greqia.

Monti këto komente i bëri para se t’ia paraqesë parlamentit reformat, duke shtuar se paketa do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të eurozonës.

"Pa këtë paketë ne besojmë se Italia do të shkojë në kolaps, Italia do të bëhet si Greqia, një vend për të cilin ne kemi mjaft simpati por si i cili nuk duam të bëhemi”, tha monti në një konferencë shtypi.

Monti u shpreh optimist se plani për rritje të taksave, shkurtime të buxhetit dhe me reforma rreth pensionit, do të aprovohet në parlament.

"Për Italinë, të ketë një rol kredibil, të mprehtë dhe të respektuar në kontekstin ndërkombtar domethënë zgjidhje e problemeve serioze, sepse nganjëherë e bëjnë më pak se një partner kredibil - një burim të infektimit”, tha ai.
XS
SM
MD
LG