Ndërlidhjet

Afganistan: Bomba vret pesë persona


Zyrtarët afganë thonë se një bombë në anë të rrugës vrau pesë civilë në Afganistanin jugor sot.

Sulmi ndodhi në distriktin Choray të provincës Uruzgan.

Një zëdhënës i policisë tha se një grua dhe katër fëmijë kanë vdekur ndërsa gjashtë pasagjerë të tjerë janë plagosur kur bomba goditi minibusin në të cilin po udhëtonin.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por talebanët mbështeten kryesisht në përdorimin e bombave në anë të rrugës.
XS
SM
MD
LG