Ndërlidhjet

EULEX me rol të padefinuar


Policia e EULEX-it

Policia e EULEX-it

Derisa në Beograd thonë se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të integruar të kufirit, shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Beogradin, Edita Tahiri, tha se marrëveshja parasheh shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.

Ajo theksoi se me të është vulosur aksioni policor i 25 korrikut që për qëllim pati marrjen e kontrollit të pikave kufitare në veri, ndërsa bëri të ditur se marrëveshja do të shoqërohet me protokollin teknik.

Tahiri sqaroi se marrëveshja është në përputhje me legjislacionet e të dyja palëve që nënkupton zbatimin e saj, sipas dokumentacionit shtetëror të palës përkatëse, në objekte të përbashkëta në gjashtë“pika kufitare”.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se i takon Beogradit të nxisë heqjen e tërësishme të barrikadave nga pjesa veriore e vendit.

Edita Tahiri

Edita Tahiri


Një prej veprimeve që mund ta bëjë zoti Tadiq, pavarësisht ndikimeve të kufizuara politike është që t’i ndalë financimet e strukturave paralele, sepse ato i ka në dorë ai”, tha ajo për të shtuar se marrëveshja për lirinë e lëvizjes parashihet të zbatohet që nga 26 dhjetori, ndërsa ajo për, siç e quajti ajo, menaxhimin e integruar të kufirit, do të nis së zbatuari “operacionalisht” sa më shpejtë që është e mundur.

Rol në zbatimin e saj parashihet të ketë dhe misioni teknik i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Mirëpo, edhe këtu anojnë në kahe të ndryshme vlerësimet ndërmjet zyrtarëve serbë dhe atyre kosovarë.

Pala serbe këmbëngul që roli i EULEX-it të jetë ekzekutiv, ndërsa Prishtina zyrtare të jetë vetëm vëzhguese. Tahiri, ndërkaq, theksoi që EULEX-i ta ketë rolin këshillues, lehtësues dhe monitorues në këtë drejtim.

Sipas kësaj marrëveshje precizohet qartë se EULEX-i do të veprojë në harmoni me mandatin që e ka në Kosovë dhe mandati i tij është i qartë. Pra, është në disa fusha ndërsa në fushën e policisë dhe të doganave EULEX-it do të jetë mbështetës-pra në misionin e sundimit të ligjit”, tha ajo.

Vet EULEX-i i dha Radios Evropa e Lirë një përgjigje, e cila nuk saktëson roli e misionit në zbatimin e marrëveshjes.

EULEX-i është duke e studiuar marrëveshjen e arritur. Misioni do të luajë rol në implementimin e marrëveshjes, mirëpo roli i saktë do të përcaktohet me kalimin e kohës. Detajet mbi zbatimin e marrëveshjes do të përpunohen në mes të palëve. Sidoqoftë, EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Pavarësisht kësaj, në taborin opozitar marrëveshja për pikëkalimet kufitare u cilësua, ditë më parë si e dëmshme për Kosovën, ndërsa e favorshme për avancimin e Serbisë drejt BE-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili kohë më parë kishte insistuar që një marrëveshje për kufirin me Serbinë do të mund të realizohej vetëm nëse do të njihej kufiri shtetëror i Kosovës, shprehu bindjen se marrëveshja e arritur të jetë në përputhje me legjislacionin e vendit.

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

I pyetur nëse do të mbështetej ideja e deputetëve që marrëveshja e arritur në fund të javës së kaluar të shtrohet për diskutim në kuvend, Krasniqi u shpreh:

Nëse grupet parlamentare bëjnë kërkesë për ta futur në rend të ditës në mbledhjet parlamentare, ne jemi të gatshëm që ta bëjmë atë”, theksoi Krasniqi.

Marrëveshja për pikëkalimet kufitare parasheh që palët “gradualisht të vendosin objektet e përbashkëta, të integruara, të veçuara dhe të sigurta doganorë në të gjitha pikëkalimet kufitare ndërmjet tyre”.

Por, analisti Avni Zogiani e cilësoi marrëveshjen e arritur si zgjidhje teknike, ndërsa shfaqi mosbesimin që me të të jetë zgjidhur edhe problemi politik ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Rrënja e këtij problemi, sipas Zogianit qëndron në njohjen reci-proke ndërmjet të dyja vendeve dhe në situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Nuk e besoj që do të ketë zgjidhje të situatës në terren. Unë mendoj se pa u përballuar të dyja palët me problemet politike-përfshirë këtu edhe me çështjen e veriut, nuk do të ketë zgjidhje teknike që do të ndihmojë. Kjo eventualisht mund të qetësojë palët për një moment, por nuk e besoj që mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme”, u shpreh Zogiani.

Pesimiste për vullnetin politik të Beogradit në zbatimin e marrëveshjeve u shpreh edhe zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri. Megjithatë, ajo tha se garantues për zbatimin e dokumenteve në fjalë do të jetë Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar.

E pakompromis, sipas saj, do të tregohet Qeveria e Kosovës ndaj mos-heqjes së barrikadave dhe ndaj atyre që po shkaktojnë bllokadat në veri të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG