Ndërlidhjet

GJND: Vendimi në favor të Maqedonisë


Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë
Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë
Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Maqedonisë, autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si sukses të madh juridik për Maqedoninë.

Ata njëherazi kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtjen e shprehjes së ndjenjave se njëra palë ka dalë e fituar dhe tjetra e humbur, përkundrazi, duhet shikuar si stimulim për përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore dhe mundësi që do të çojë kah zgjidhja e kontestit të për çështjen e emrit.

Me gjykimin e sotëm nuk duhet të shohim fitimtarë dhe humbës, por duhet të fokusohemi në qëllimin e përbashkët dhe parimet në të cilën bazohen marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe perspektiva për integrim në NATO dhe BE për Maqedoninë”, është shprehur shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të GJND-së është takuar kreu shtetëror i vendit në rezidencën e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, ku kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski.

Takimi është thirrur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës me të cilin konstatohet se Greqia ka shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme me bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në vitin 2008.

Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov

Republika e Maqedonisë kërkon nga Republika e Greqisë të njëjtën që e ka kërkuar dhe GJND-ja: të respektohet marrëveshja e përkohshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dokument i cili rregullon raportet mes dy vendeve”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Në vend se ta pengojë, Greqia duhet ta ndihmojë Maqedoninë në integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare, në pajtueshmëri me marrëveshjen e përkohshme”, tha presidenti Ivanov.

Ndërkaq, lideri i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Ali Ahmeti ka theksuar se vendimi i GJND-së nuk duhet parë në asnjë mënyrë nga këndi i triumfit ose të humburve, por si mundësi që të vazhdohet me negociata konstruktive të cilat do të çojnë kah zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues për Maqedoninë në strukturat euroatlantike.

Duhet të shohim që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një kompromisi. Vlerësimi ynë është se të fituar në këtë rast nuk ka, por duhet të shihet se si të zgjidhet ky kontest”.

Duhet të shohim që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një kompromisi.
Përveç perspektivës euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja, shqiptarët duan anëtarësim në NATO edhe për arsye se aleanca veriperëndimore do të mundësojë ombrellën e sigurisë kolektive për shqiptarët të cilët tradicionalisht kanë qenë viktima të tragjedive të mëdha”, tha Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu theksoi se “shqiptarët në Maqedoni kanë qëndrim unik për çështjen e emrit dhe do të mbështesin çdo kompromis me Greqinë si bëjnë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë në mënyrë që të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në NATO”.

Ndërkaq, opozita maqedonase ka vlerësuar se vendimi sotëm paraqet vetëm fitore morale, por jo edhe shtytje për proceset integruese.

Vendimi i sotëm ka dimension moral por nuk paraqet mekanizëm efikas që të zgjidhë problemin që pengon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”, ka deklaruar Ana Pavllova nga LSDM, duke i bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë që këtë vendim ta shfrytëzojë si argument për realizimin e interesave strategjike të vendit dhe për popull.

Edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi vlerëson se vendimi i GJND-së në Hagë nuk do të ndikojë mbi situatat rreth bisedimeve për çështjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

"Unë edhe një herë do të thosha të shfrytëzohet klima pozitive që të zgjidhet ky problem. Nuk duhet të fshehim disa punë, nëse ka zgjedhje në Greqi dhe nëse rastësisht fiton Samaras ose Karaxhaferis, gjasat tona janë katastrofale. Mendoj se duhet të shfrytëzohet gatishmëria e Papandreut dhe seriozisht të zgjidhet ky problem", deklaroi Thaçi.

Ndryshe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka kumtuar se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 1995, meqë në vitin 2008 e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marrëveshja e vitit 1995 midis Maqedonisë dhe Greqisë thotë se çështja e emrit nuk duhet që të jetë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare apo rajonale, në këtë rast në NATO.
XS
SM
MD
LG