Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: KFOR-i e konfirmoi nisjen e largimit të barrikadave


Përfaqësues të KFOR-it konfirmojnë se ka nisur largimi i barrikadave në komunën e Zubin Potokut.

“Ata kanë nisur të heqin barrikadat dhe ky është hap i madh përpara”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.

Ky njoftim vjen disa orë, pasi mediat serbe raportuan se është arritur një marrëveshje mes serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it, për qarkullimin e lirë në rrugën Zveçan-Zubin Potok, përkatësisht në Jagnjenicë, fshat ky, në të cilin javën e kaluar, KFOR-i u përpoq ta hiqte barrikadën e vendosur nga serbët.
“Nëse gjërat shkojnë kështu, ne do të kemi liri të lëvizjes në komunën e Zubin Potokut. Barrikadat janë hequr vetëm në komunën e Zubin Potokut”, tha Novicki.
XS
SM
MD
LG