Ndërlidhjet

logo-print

OSBE, KE: Zgjedhjet në Rusi janë përshkruar me parregullsi


Vëzhguesit ndërkombëtar thanë sot se zgjedhjet parlamentare në Rusi ishin favorizuese për partinë në pushtet Rusia e Bashkuar dhe se ishin përshkruar me parregullsi.

Monitoruesit nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës, thanë se fushata për zgjedhjet e së dielës ishte shënuar nga “gara e kufizuar politike dhe mungesë të korrektësisë”.

Heidi Tagliavini, shef i zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, në një konferencë për shtyp, sot në Moskë, tha:

“Shqetësimi ynë kryesor ishte mungesa e ndarjes ndërmjet partisë qeverisëse dhe shtetit. Kjo ka çuar në një garë të vogël politike, ku një numër i partive politike as që janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo ka kontribuar në një ambient elektoral, të cilit i ka munguar korrektësia dhe që ishte qartas në favor të partisë qeverisëse”, tha Tagliavini.
XS
SM
MD
LG