Ndërlidhjet

Moskë: Pas protestës u arrestuan afro 300 vetë


Afro 300 vetë janë arrestuar në Moskë, pasi mijëra vetë protestuan kundër zgjedhjeve parlamentare të së dielës, që ishin përshkruar me akuza për vjedhje të votave.

Mediat ruse raportijnë se policia i ka ndalur protestuesit në marshin e tyre kah Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Afro 100 të tjerë janë arrestuar në protestën e ngjashme në qytetin Shën Petersburg.

Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar me më pak se 50% të votave, që në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2007, paraqet rënie.

Vëzhguesit thonë se zgjedhjet ishin përshkruar me anim ndaj partisë në qeveri, Rusia e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur “shqetësime serioze” për udhëheqjen e votimeve në Rusi.
XS
SM
MD
LG