Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia i ka plotësuar kushtet për kandidaturë


Serbia ka bërë mjaft për ta fituar statusin e vendit kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, por nuk është e sigurt se kjo do të ndodhë në samitin e kësaj jave, të nivelit të lartë në Bruksel, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Sipas tij “Serbia ka arritur zgjidhje konkrete në dialogun Beograd – Prishtinë, duke pasur parasysh interesat legjitimë të popullit serb dhe shtetit” në Kosovë.

Mëtutje, në njoftimin nga kabineti i tij, ai thotë se ende nuk është e sigurt nëse Serbia do ta fitoj statusin e vendit kandidat, ose Serbia do të kushtëzohet në mënyrë të papranueshme.

Për këtë arsye Tadiq shprehet se duhet të pritet 9 dhjetori, kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendos për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG