Ndërlidhjet

Kabul: Sulm vetëvrasës me bombë në një Tempull shiit


Policia thotë se ka shqetësime se shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sipas policisë, sulmuesi vetëvrasës për cak e kishte një tempull shiit në qendër të Kabulit, ku qindra persona ishin mbledhur për ta shënuar një festë fetare shiite.

Mohamed Zahir, zyrtar i lartë policor, tha se ka shqetësime se mund të jenë vrarë më se 20 vetë.

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Karga Rahman Ogoli, tha se më se 50 vetë janë vrarë dhe palgosur në këtë sulm, që ndodhi sot.

Në incidentin tjetër në Afganistan, sot janë vrarë katër vetë, kur një bombë eksplodoi afër një xhamie në qytetin verior, Mazari Sharif.

Dhuna sektare në Afganistan ndërmjet shumicës sunite dhe pakicës shiite, paraqitet herë pas here, por viteve të fundit duket se ka shënuar rënie.

Myslimanët shiitë e festojnë Ashurën, që shënon vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imamit Husein, në një luftë në Qerbela në Irak, në vitin 680.
XS
SM
MD
LG