Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Lideri i Hezbollahut u paraqit publikisht


Sheik Hasan Nasrallah, lider i grupit militant shiit në Liban, Hezbollah, sot për të parën herë për disa vite, është paraqitur publikisht në një tubim në Bejrut.

Ai paraqitet rrallë publikisht për shkak të frikës se mund të bëhet atentat kundër tij nga ana e Izraelit.

Dalja e tij e sotme për ta mbajtur një fjalim në bazën e Hezbollahut, në pjesën jugore të Bejrutit, ishte paraqitja e parë publike prej vitit 2006.

Prej këtij viti ai është paraqitur shkurtazi në publik, por nuk ka mbajtur fjalim publik.

Zoti Nasrallah ka folur me rastin e festës shiite Ashura.
XS
SM
MD
LG