Ndërlidhjet

Karzai thotë se Afganistanit i duhet përkrahje e vazhdueshme


Presidenti afgan, Hamid Karzai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë ta përkrahë Afganistanin edhe për të paktën një dekadë, pasi shumica e forcave ndërkombëtare të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.

Këto kërkesa Karzai i ka bërë gjatë konferencës ndërkombëtare një ditore për Afganistanin, në Bon të Gjermanisë.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë treguar se do të vazhdojnë ta përkrahin Afganistanin, por njëkohësisht i kanë bërë thirrje këtij vendi që t’i nxisë reformat.

Pjesëmarrës nga 100 shtete dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në konferencën e Bonit, por pa praninë e Pakistanit, që bojkotoi konferencën në shenjë proteste për sulmet ajrore të NATO-s, që lanë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG