Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet - mesazh i pakënaqësisë me Putinin


Përkrahës i Partisë Komuniste të Rusisë

Përkrahës i Partisë Komuniste të Rusisë

"Washington Post"

Votuesit e Rusisë sapo kanë demonstruar se edhe nga zgjedhjet e manipuluara, mund të dërgojnë një mesazh. Me gjithë mungesën e një zgjedhjeje kuptimplote në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe me gjithë ato që vëzhguesit ndërkombëtarë i përshkruan si “indikacione serioze të mbushjes së kutive”, votuesit e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre me regjimin e Vladimir Putinit.

Partia e tij, Rusia e Bashkuar, u raportua të ketë marrë 49.5 për qind të votave, krahasuar me 64 për qind në zgjedhjet e kaluara, katër vjet më parë.

Partia Komuniste ka marrë hisen më të madhe në një votim masiv proteste, ndërsa dy partitë “opozitare”, të toleruara nga Kremlini, kanë rritur numrin e ulëseve të tyre në parlament.

Zoti Putin nuk është në rrezik aktualisht: Rusia e Bashkuar sërish do të kontrollojë shumicën në parlament dhe ai është favorit i madh në zgjedhjet presidenciale që mbahen në mars. Por, rusët kanë dhënë një kontribut në atë që u pa si shpërthim global i pakënaqësisë popullore me sunduesit në vitin 2011 - në veçanti në shtetet autoritare.

Sikurse Mubaraku i Egjiptit, Putini zgjodhi të shkurtojë dhe jo të reformojë regjimin e tij. Vendimi i tij për të shtyrë mënjanë ndihmësin Dimitri Medvedev dhe të kthehet në presidencë vitin e ardhshëm, për një mandat të dytë prej të paktën gjashtë vjetësh, ka shuar shpresat e rusëve se vendi mund të shkojë drejt një sistemi më të hapur politik.

Restaurimi sinjalizon një vazhdimësi të kriminalitetit që ka prekur çdo kënd të Qeverisë ruse dhe vendnumërimin ekonomik që mbahet i varur nga eksportet e naftës, gazit dhe materialeve të tjera të papërpunuara.
Putini provokoi votuesit duke manipuluar sistemin zgjedhor, duke eliminuar alternativat. Pasi që një biznesmen miliarder u përpoq të ripërtërijë një parti liberale opozitare të quajtur Kauza e Drejtë, Kremlini organizoi një grusht të ngathët të brendshëm për ta hequr atë.

Partive të tjera liberale pro-perëndimore iu refuzua regjistrimi, ndërsa grupi i vetëm rus i monitorimit të zgjedhjeve, Golos, ishte subjekt i një fushate kërcënimi.

Nuk mund të përshkruhet se sa do të shënonte rënie partia në pushtet, po qe se do të mbaheshin zgjedhje të lira.

Në Shën Petersburgun qendror - selia politike e Putinit - janë regjistruar vetëm 27 për qind e votave për partinë e tij. Të tilla rezultate janë balancuar me manipulimet masive në vendet tjera: në Çeçeninë e shkatërruar nga lufta e filluar prej Putinit është raportuar për një pjesëmarrje në votime prej 99 për qind, ndërsa 99.5 për qind kanë shkuar për Rusinë e Bashkuar.

Putini tash do të ballafaqohet me pyetjen se si t’i përgjigjet kësaj rezistence. Një nga përgjigjet e mundshme është ryshfeti: analistët ekonomikë presin që qeveria të shpenzojë pafundësisht para zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Hapat kuptimplotë për të luftuar korrupsionin, mund t’i kënaqin shumë rusë. Por, e kaluara e Putinit sugjeron se ai do të lëvizë në një drejtim më të rrezikshëm, duke nxitur nacionalizimin rus dhe duke kërkuar armiq si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Regjimi edhe ashtu ka lëvizur në këtë drejtim para zgjedhjeve parlamentare, me kërcënimet se do të godasë instalimet e mbrojtjes raketore me armë bërthamore ose me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore START që është negociuar me presidentin Obama.

Administrata e Obamës duhet të përgatitet që të shmangë sulme të tilla dhe t’i mbrojë caqet e tjera të mundshme të Putinit, si qeverinë demokratike të Gjeorgjisë. Në ndërkohë, bota demokratike mund të shpresojë se e diela ishte fillimi dhe jo fundi i zgjimit të Rusisë. (a.i.)
XS
SM
MD
LG