Ndërlidhjet

Japoni: Gjinden gjurmë rrezatimi në ushqimin e bebeve


Në paketimet ushqimore të bebeve, të lëshuara në treg nga një komani e njohur japoneze, janë gjetur gjurmë rrezatimi.

Incidenti i fundit vjen pas një varg rastesh që kanë të bëjnë me ushqimin, e që kanë alarmuar qytetarët, pothuajse nëntë muaj pas katastrofës nukleare në Fukushima.

Meigji, një kompani e madhe ushqimesh në Japoni, ka njoftuar për rreth 400 mijë kanaçe të produktit “Meiji Step”, në të cilat janë gjetur gjurmë të përbërësve radioaktivë.

Zyrtarët e kompanisë thanë se përbërësit e tillë mendohet të kenë hyrë në formulën e produktit gjatë procesit të tharjes, në të cilin është përdorur ajri i pastër vetëm disa ditë pas dëmtimit të centralit bërthamor në Fukushima, në mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG