Ndërlidhjet

logo-print

Vendimi i GJND-së: Ekspertët nuk presin efekte


Flamuri i Maqedonisë dhe i Greqisë

Flamuri i Maqedonisë dhe i Greqisë


Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të ketë efekte pozitive për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike.

Ai mund të përshpejtojë vazhdimin e bisedimeve për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme me Greqinë për çështjen e emrit, por jo edhe të zgjidhë juridikisht këtë kontest që zgjat tashmë 20 vjet.

Kështu thonë ekspertët duke komentuar vendimin e një dite më parë të GJND-së në Hagë.

Është shumë me rëndësi që kreu politik i Maqedonisë të mos e vendosë theksin në pikën e dytë të vendimit, që është favorizues për vendin, duke harruar pikën e tretë të vendimit që i jep të drejtën Greqisë, që pa problem të mund të përdorë veton edhe në raste tjera që kanë të bëjnë me integrimin e vendit”.

Do të ketë vetëm zgjidhje politike, dhe zgjidhja politike nënkupton dialog, diplomaci dhe kompromis.
Mendoj se ne duhet të jemi më tepër kreativë që këtë vendim të mos e përjetojmë si një fitore nga e cila do të lindë një zgjidhje juridike, pasi zgjidhje juridike nuk do të ketë. Do të ketë vetëm zgjidhje politike, dhe zgjidhja politike nënkupton dialog, diplomaci dhe kompromis”, deklaroi Denko Malevski, profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Zvonimir Jankullovski, ekspert juridik, thotë se sistemi ndërkombëtar në botë funksionon sipas interesave dhe shteteve të fuqishme, andaj Maqedonia, sipas tij, nuk duhet të jetë naive dhe të presë që juridikisht do të fitonte, thënë kushtimisht, betejën me Greqinë.

Nuk pres efekte të mëdha nga vendimi. Vendimi i këtillë më tepër mund të ketë pak efekte juridike por assesi politike, nëse kështu mund të thuhet, pasi i gjithë sistemi ndërkombëtar në thelb funksionon në bazë të interesave të shteteve. Sistemi ndërkombëtar është kaotik, ku dominojnë interesi dhe forca, andaj edhe do të ishte naive të mendohej se juridikisht do të fitonim këtë kontest”.

Vendimi mund të ketë vetëm efekt të nxitjes së procesit të bisedimeve për zgjidhjen e problemit me emrin, dhe këtë duhet ta shfrytëzojë kreu shtetëror që përmes kanaleve të ndryshme diplomatike të arrijë ndonjë zgjidhje të pranueshme”, deklaroi Zvonimir Jankullovski, ekspert për çështje juridike.

Ngjashëm mendon edhe Ismet Ramadani, nënkryetar i këshillit euroatlantik.

Ai thotë se janë për t’u përshëndetur prononcimet e matura të kreut shtetëror, ndërsa rithekson se procesi i integrimit të vendit mund të zhbllokohet vetëm përmes zgjidhjes së kontestit rreth emrit.

Pa zgjidhjen e problemit të emrit, pa arritje të një kompromisi, Maqedonisë nuk i hapen rrugët euroatlantike dhe nuk ka shans për një anëtarësim në NATO dhe në nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, thotë Ramadani, duke shtuar gjithashtu se tani Maqedonia duhet të dalë me propozime për zgjidhjen e problemit.

Vendimi i GJND-së është komentuar edhe nga ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Ambasadori amerikan Poll Uollers, e ka quajtur shans për përforcimin e përpjekjeve në gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të kontestit nga e cila, sipas tij, varet edhe procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO.
XS
SM
MD
LG