Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë në Kabul

  • RFE /RL

Kabul, 6 dhjetor 2011.

Kabul, 6 dhjetor 2011.

Autoritetet afgane thonë se të paktën 48 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi vetëvrasës në një festival të religjionit shiit në Kabul. Sipas burimeve të njëjta, sulmuesi ka qëlluar faltoren e kryeqytetit, ku qindra njerëz ishin mbledhur për Festivalin e Ashureve.

Korrespondenti i Radios Afganistani i Lirë, Nasem Shafak, i cili ka qenë afër vendit të ngjarjes në Lagjen Murad Khani, ka folur për një skenë të tmerrshme në minutat e pas-sulmit, me shumë trupa të ndarë në copa.

Sulmi është njëra nga ngjarjet më vdekjeprurëse kundër civilëve në Kabul, që nga rënia e regjimit taliban një dekadë më parë.

Ndërkohë, të paktën katër viktima janë regjistruar edhe në qytetin Mazar-e Sharif. Ato mësohet të kenë pësuar nga shpërthimi i bombës pranë një xhamie.

Nuk është e qartë nëse bomba kishte në shënjestër shiitët, ndërsa përgjegjësinë për shpërthimin e saj nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmet vijnë një ditë pasi aleatët perëndimorë të Afganistanit u mblodhën në Bon të Gjermanisë, për të garantuar mbështetjen afatgjate për shtetin afgan, edhe pas tërheqjes së trupave të huaja luftarake në fund të vitit 2014.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka cilësuar sulmet si një “terrorizëm të natyrës së tmerrshme”. (v.t.)


XS
SM
MD
LG