Ndërlidhjet

logo-print

Thellohet kriza në Osetinë e Jugut


Duket që kriza në Osetinë e Jugut po shkon duke u thelluar, pas anulimit të zgjedhjeve të fundit.

Zyrtarët thonë se banesa e prokurorit të përgjithshëm të vendit është gjuajtur me një granatë. Ky sulm nuk ka lënë ndonjë person të lënduar.

Presidenti në largim, Eduard Kokoiti tha se sulmi ishte një provokim i planifikuar mirë.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi vendimin për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 27 nëntorit, gjë që i ka dhënë kandidates së opozitës, Alla Gjiojevës, një fitore të papritur.

Ajo e refuzoi vendimin, duke e quajtur politik dhe tha se do të ndërtonte administratën e saj paralele.
XS
SM
MD
LG