Ndërlidhjet

Grekët përdorin receta të mbijetesës


Një koleksion recetash nga Lufta e Dytë Botërore është duke u përdorur jashtëzakonisht shumë në Greqi, pasi miliona qytetarë po përballen me gjendjen e rëndë ekonomike, si pasojë e krizës.

Kjo krizë në Greqi ka lënë të nënkuptohet se 9 nga 10 grekë i kanë ndryshuar shprehitë e tyre të blerjes së ushqimeve, që do të thotë se tani njerëzit atje hanë më pak ose hanë më pak mish e më pak gjëra ushqimore kualitative.

“Recetat e urisë”, një libër që doli në shitje më herët gjatë këtij viti, shpalosë disa prej këshillave që grekët i kishin përdorur gjatë okupimit gjerman.

Gjatë viteve të luftës, grekët kishin shpikur mënyra të reja për të mbijetuar. Në kolumnat e përditshme të gazetave të asaj kohe, jepeshin këshilla të ndryshme, të njohura si “udhërrëfyesit e mbijetesës”.

Deri më tani, në Greqi veçse janë shitur 2,000 kopje të librit dhe është duke u konsideruar si libër i suksesshëm, pavarësisht numrit modest të shitjes.
XS
SM
MD
LG