Ndërlidhjet

Turqia mirëpret vendimin e GJND-së për çështjen maqedono-greke


Turqia e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që thotë se Greqia kishte gabuar kur kishte bllokuar hyrjen e Maqedonisë në NATO për shkak të konfliktit rreth emrit.

Në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të shpallur dje, thuhet se anëtarja e NATO-s, Greqia, kishte shkelur një marrëveshje të përkohshme të vitit 1995, duke bllokuar hyrjen e Maqedonisë në aleancë në vitin 2008, për shkak të mos-marrëveshjeve rreth çështjes së emrit.

“Ne e mirëpresim dhe shpresojmë se ky vendim do ta përshpejtojë integrimin e Maqedonisë në organizatat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe ta sigurojë atë me mbështetje në bazat ligjore”, ka bërë të ditur ministria e jashtme turke, përmes një deklarate për media.

Sipas ministrisë, Turqia, që gjithashtu është anëtare e NATO-s, do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në këto procese integruese, që duhet të realizohen pa vonesa të mëtutjeshme.
XS
SM
MD
LG