Ndërlidhjet

Britania e Madhe propozon transparencë më të ashpër ndaj bonuseve bankare


Britania e Madhe ka lëshuar sot një konsultë publike lidhur me transparencën më të ashpër ndaj bonuseve bankare, që përfshinë kërkesat ndaj tetë udhëheqësve më të paguar të huadhënësve të mëdhenj, që t’i bëjnë publike të ardhurat e tyre.

Ministri britanik i shërbimeve financiare, Mark Hoban tha se ky propozim mendohet të jetë ndihmesë në trajtimin e bonuseve bankare të papranueshme, gjë që do të përmirësonte transparencën e pagesave nëpër bankat e mëdha.

“Përmirësimi i transparencës për udhëheqësit e lartë do t’u ndihmonte aksionarëve me më shumë mjete për të mbajtur nën kontroll menaxhmentin”, ka thënë gjatë një prononcimi publik ministri Hoban.

Sipas qeverisë, nga një vendim i tillë do të ndikoheshin 15 banka, përfshirë huadhënësit dhe operatorët më të mëdhenj britanikë të bankave të mëdha të huaja, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
XS
SM
MD
LG