Ndërlidhjet

Ekipi i marinës ruse në rrugë drejt Mesdheut


Agjencitë ruse të lajmeve bëjnë të ditur se zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes kanë thënë se një ekip i marinës ruse është nisur drejt Mesdheut.

Zyrtarët citohet të kenë thënë se ekipi, ku përfshihen edhe avionë të rëndë, pritet të lajmërohet në bazën ruse në portin sirian të Tartusit.

Gjithashtu thuhet se zyrtarët kanë treguar se kjo vizitë është planifikuar kohë më parë dhe se nuk ka ndonjë lidhje me krizën në Siri.

Moska ka kundërshtuar veprimet e perëndimit për sanksione ndërkombëtare kundër Sirisë, njofton agjencia e lajmeve, AP.
XS
SM
MD
LG