Ndërlidhjet

SHBA-të lëshojnë në internet ambasadën virtuale për Iranin



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane hapur sot një ambasadë “online” për Iranin, me qëllim të inkurajimit të dialogut me njerëzit iranianë, pas më shumë se tri dekadave të mbylljes së ambasadës së SHBA-ve në Teheran dhe përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Ambasada virtuale u lëshua sot në internet, në versionet anglisht dhe në farsi.

Në një video mesazh, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se faqet e internetit janë një përpjekje për të kompensuar humbjen e dialogut në mes të amerikanëve dhe iranianëve, që nga mbyllja e ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979.

Nga nëntori atij viti e deri në janar të vitit 1981, 52 amerikanë ishin mbajtur peng në ambasadë për 444 ditë nga militantët islamistë, gjë që nxiti mbylljen e misionit amerikan atje dhe thyerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG