Ndërlidhjet

Hillari Klinton bën thirrje kundër diskriminimit të homoseksualëve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka bërë thirrje për qeveritë e mbarë botës që të ndalojnë persekutimin e homoseksualëve, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po rrisin përpjekjet e tyre kundër diskriminimit të homoseksualëve.

Në një fjalim në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, diplomatja amerikane kërkoi të hidhet poshtë miti se homoseksualiteti është një fenomen perëndimor, duke deklaruar se "njerëzit homoseksual kanë lindur të tillë dhe i përkasin çdo shoqërie të botës".

" Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, kur njerëzit rrihen apo vriten për shkak të orientimit të tyre seksual, ose sepse ata nuk janë në përputhje me normat kulturore për mënyrën se si burrat dhe gratë duhet të shikojnë ose sillen. Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, kur qeveritë deklarojë se është e paligjshme për të qenë homoseksual ose lejojnë ata që u bëjnë dëme homoseksualëve të mbesin pa u ndëshkuar. Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, kur gratë lezbike apo transeksuale u nënshtrohen të ashtuquajturit përdhunim korrigjues apo nënshtrim i trajtimt të hormoneve me forcë", ka thënë diplomatja amerikane.

Klinton njoftoi se administrata Obama është duke u angazhuar për një fond 3 milionë dollarësh, me qëllim përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile rreth botës që janë duke punuar për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, dhe transeksualëve.

Mbetet e paqartë se si mund të ndikojë kjo shtytje marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet aleate të tilla si Afganistani, Pakistani dhe Arabia Saudite, ku homoseksualiteti është zyrtarisht një vepër penale.
XS
SM
MD
LG