Ndërlidhjet

Vritet një militant në Rripin e Gazës


Raportet nga Rripi i Gazës thonë se të paktën një militant nga grupi Xhihadi Islamik është vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit.

Ushtria izraelite tha se aeroplanët e saj kishin në shënjestër skuadrat militante që ishin përgatitur për të gjuajtur raketa në Izraelin jugor.

Ushtria njoftoi se ishte e gatshme të "vazhdojë të marrë masa" ndaj atyre që përdorin terrorin kundër shtetit të Izraelit.

Xhihadi Islamik citohet të ketë thënë se militantët të cilët u vranë apo u plagosën në këtë sulm, ishin të gjithë anëtarë të grupit.

Gjatë muajit të kaluar, Izraeli dhe Xhihadi Islamik zhvilluan disa ditë luftime, ku rreth 10 militantë dhe një civil izraelit u vranë.

Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar me hakmarrje nëse rifillojnë sulmet me raketa nga Rripi i Gazës.
XS
SM
MD
LG