Ndërlidhjet

Dënohen sulmet në Afganistan


Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të parat që kanë dënuar vdekjen e rreth 60 njerëzve dhe plagosjen e rreth 160 të tjerëve në dy shpërthime që synonin shiitët në Afganistan në ditën e shenjtë shiite të Ashures.

Të paktën 55 persona u vranë në shpërthimin në kryeqytetin Kabul, në afërsi të pallatit presidencial.

Sulmi është konsideruar si një nga më vdekjeprurësit kundër civilëve në Kabul që nga rënia e talebanëve një dekadë më parë.

Të paktën katër persona të tjerë u vranë në një bombë në qytetin verior të Mazar-i-Sharif.

Një grup me bazë në Pakistan, Lashkar e-Jhangvi al-Alami, e ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet. Grupi është përgjegjës për dhjetra sulme ndaj minoriteteve shiite në Pakistan.

Në anën tjetër Talibanët afganë kanë mohuar çdo rol në këto sulme.

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se shefi i OKB-së "dënon me termat më të fortë sulmet e tilla pa dallim kundër civilëve".

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha në një deklaratë se sulmet ishin "për të ardhur keq".

Irani ka dënuar sulmet gjithashtu, me ministrin e jashtëm Ali Akbar Salehi duke thënë se krimet e tilla kanë për qëllim rritjen e tensioneve fisnore dhe fetare që shkaktojnë jostabilitet rajonal.
XS
SM
MD
LG