Ndërlidhjet

SHBA-të mbrojnë ndihmën ndaj Pakistanit


Departamenti amerikan i shtetit ka mbrojtur ndihmën e SHBA-ve në Pakistan, pas thirrjeve të reja nga disa ligjvënës amerikanë sipas të cilave duhet bërë një rishikim nëse asistenca ekonomike dhe ushtarake amerikane është duke shërbyer interesat kombëtare amerikane.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Mark Toner, ka thënë se administrata Obama beson se përmes ndihmës në Pakistan, Amerika po kërkon të forcojë institucionet demokratike të Pakistanit dhe të rrisë ekonominë pakistaneze.

Duke përmendur tensionet mes Uashingtonit dhe Islamabadit, zëdhënësi i SHBA-ve shtoi megjithatë, se marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve janë "shumë komplekse".

Ligjbërësit e SHBA-ve kanë shprehur kohët e fundit disa shqetësime në lidhje me Pakistanin, duke akuzuar zyrtarët ushtarakë dhe ata të intelegjencës pakistaneze se po mbështesin rrjetin islamist Hakani, i cili fajsohet për sulme ndaj forcave amerikane.

Senatorët nga Partia Republikane, Xhon Mekein dhe Lindsi Greham janë ndër ata që kanë bërë thirrje për një rivlerësim të ndihmës së SHBA-ve në Pakistan.
XS
SM
MD
LG