Ndërlidhjet

Jep dorëheqje shefi i AFA-së


Zyrtari më i lartë amerikan për sigurinë e aviacionit ka dhënë dorëheqje pas arrestimit të tij me akuzën se ka vozitur në gjendje të dehur.

Departamenti i Transportit ka thënë në një deklaratë të martën se shei i Administratës Federale të Aviacionit (AFA), Randi Babbit, 65 vjeçar, kishte dhënë dorëheqje.

Ai kishte shërbyer në këtë punë që nga viti 2009.

Babbitt u arrestua në Virxhinia, pranë Uashingtonit, pasi policia tha se kanë vërejtuar makinën e tij në anën e gabuar të rrugës.

Ai pritet të përballet me një seancë gjyqësore në shkurt.

Në një deklaratë, Babbit tha se ishte i vendosur që të mos "lejë asgjë të mbetet në hije" rreth Administratës Federale të Aviacionit, por nuk përmendi arrestimin e tij.

Kjo administraë është përgjegjëse për rregullimin e industrisë së aviacionit amerikan.

Babbit, para se të bëhet shef i AFA-së, ishte një pilot veteran i cili fluturoi për Eastern Airlines, për 25 vite.
XS
SM
MD
LG