Ndërlidhjet

Medvedev pritet të arrijë në Pragë


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, pritet të arrijë sot në mbrëmje në Pragë në fillim të një vizite dy-ditore.

Bashkëpunimi ekonomik, pritet që të kryesojë rendin e ditës.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Medvedevit në Republikën Çeke.

Në një takim në Pragë vitin e kaluar, Medvedev dhe presidenti amerikan Barak Obama nënshkruan një traktat të ri bërthamor për reduktimin e armëve.
XS
SM
MD
LG