Ndërlidhjet

logo-print

Zardari është në Dubai për teste mjekësore


Zyra e presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka njoftuar se presidenti është në Dubai për siq thuhet testet mjekësore rutinore duke mohuar kështu zërat për dorëheqjen e mundshme të Zardarit.

Zëdhënësi presidencial, Farhatullah Babar, tha se Zardari ishte në një spital në Dubai për testet mjekësore dhe një kontroll të planifikuar dhe tha se raportet në lidhje me dorëheqjen e tij të mundshme ishin "të pavërteta, imagjinare dhe spekulative".

Mediat shtetërore kanë cituar mjekun personal të presidentit të ketë thënë se testet ishin të lidhura me "gjendjen e diagnostikuar më parë kardiovaskulare".

Ndërsa një ministër i kabinetit, Mustafa Khokhar, i tha AFP-së se Zardari kishte pësuar "një sulm të vogël në zemër", por ishte në shëndet të mirë dhe do të kthehet në Islamabad të enjten.

Zardari ka qenë nën presion të madh në javët e fundit pas dorëheqjes së ambasadorit të Pakistanit në Uashington.
XS
SM
MD
LG