Ndërlidhjet

Rusi: Grupet opozitare vazhdojnë kundërshtimin e zgjedhjeve


Grupet opozitare në Rusi u zotuan sot për të vazhduar mbajtjen e demonstratave të palejuara kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit pavarësisht ndalimit të 560 protestuesve në Moskë dhe rreth 250 të tjerëve në Shën Petersburg.

Grupet e opozitës kanë përdorur faqet e rrjeteve sociale për të organizuar mitingje.

Një grup që e quan veten "Kundër partisë së mashtruesve dhe hajdutëve" - një referencë për partinë “Rusia e Bashkuar” të presidentit Dmitri Medvedev dhe kryeministrit Vladimir Putin - është duke bërë thirrje për protesta të përditshme në orën 19:00 sipas kohës lokale.

Ndërsa, grupi opozitar i quajtur “Për zgjedhje të sinqerta” ka postuar mesazhe në rrjetin social Facebook, duke u bërë thirrje njerëzve anembanë Rusisë të dalin në protesta të shtunën.

Sipas raporteve rreth 5000 njerëz kanë premtuar t’i përgjigjen kësaj thirrjeje.
XS
SM
MD
LG