Ndërlidhjet

logo-print

Sekretari amerikan i thesarit mbështet progresin e Evropës


Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, tha sot se ai është shumë i inkurajuar me progresin e kombeve evropiane rreth një plani për të mbështetur euron.

Gajtner ndodhet sot në Francë pas vizitës në Gjermani të martën për bisedime me udhëheqësit evropianë mbi planet e tyre për të zgjidhur krizën e borxhit që po kërcënon euron.

Në një takim të premten, udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë propozimet e bëra nga Franca dhe Gjermania për të vendosur disiplinë më të madhe buxhetore në 17 vendet antare, duke përdorur euron si një monedhë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG