Ndërlidhjet

Bomba vret 19 persona në Afganistan


Të paktën 19 persona janë raportuar të vrarë sot nga një bombë në anë të rrugës në jug të provincës Helmand të Afganistanit.

Kreu i sigurisë së kësaj krahine, Muhamed Ismail, tha se midis të vdekurve ishin shtatë gra dhe pesë fëmijë.

Ismail tha se të paktën pesë njerëz të tjerë u plagosën, ndërsa njoftoi se të gjitha viktimat ishin civilë.

Provinca Helmand është një nga zonat më të paqëndrueshme në Afganistan.

Forcat e huaja dhe qeveria afgane kanë nisur operacionet më të mëdha të sigurisë për të pastruar rajonin Helmand nga militantët, por kishin vetëm sukses të përkohshëm.
XS
SM
MD
LG