Ndërlidhjet

Rusia nxitet nga sistemi mbrojtës raketor i NATO-s


Shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse tha sot Rusia ishte duke u shtyrë në një garë të re armësh nga vendosja e planifikuar e një sistemi mbrojtës raketor nga NATO në Evropë.

Gjenerali, Nikolai Makarov, tha se Rusia ka filluar vendosjen e sistemeve të armëve të reja në enklavat e saj perëndimore të Kaliningradit në mënyrë që, kur mburojat raketore të NATO-s të jenë operacionale, parandaluesi bërthamor në mes të dy palëve mbetet i balancuar.

Uashingtoni thotë se mburoja e planifikuar raketore është menduar për të parandaluar një sulm të mundshëm nga vende të tilla si Irani, por Rusia ka frikë se ajo do të bëjë arsenalin e saj bërthamor të paefektshëm.

NATO ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë për të ndërtuar së bashku një sistem të mbrojtjes raketore.
XS
SM
MD
LG