Ndërlidhjet

Bllokohet faqja e “ambasadës virtuale” të SHBA-ve për Iranin


Përdoruesit iranianë të internetit thonë se autoritetet e kanë bllokuar një ueb faqe që autoritetet amerikane e kanë lansuar si “ambasadë virtuale” për Iranin.

Ueb faqja në gjuhën angleze dhe perse, e dizajnuar nga Uashingtoni ka qenë funksionale për një kohë të shkurtër, pas lansimit të saj të marten.

Por, sot çasja në të nuk ishe e mundur. Në adresën e saj paraqitet mesazhi i cili thotë “çasja nuk është e mundur”.

Shtetet e Bashkuara lansuan “ambasadën virtuale” të marten duke thënë se dëshirojnë të kenë kontakt me iranianët, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
XS
SM
MD
LG