Ndërlidhjet

AKP: Përmbyllet privatizimi për vitin 2011


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Për vitin 2011 në Kosovë është përmbyllur procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Rifillimi i këtij procesi pritet të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare për Privatizim, tregon se vetëm gjatë këtij viti janë shpallur 6 valë të privatizimit.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2003, e deri tash, janë shpallur 53 valë të privatizimit, janë privatizuar 306 ndërmarrje shoqërore dhe janë krijuar 676 ndërmarrje të reja.

Kurse, për mes shitjeve me likuidim deri më tash, Kaloshi thotë se janë privatizuar 232 asete...

Sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve, gjatë këtij viti (agjencia) ka mbajtur 6 valë të tenderëve, vala e fundit 53, është valë shtesë, përtej biznes-planit të agjencisë.
Këtë vit agjencia po e mbyll me suksese të konsiderueshme në fushat me të cilat merret agjencia. Sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve, gjatë këtij viti ka mbajtur 6 valë të tenderëve, vala e fundit 53, është valë shtesë, përtej biznes-planit të agjencisë. Çka do të thotë se agjencia e ka përmbushur planin e biznesit të paraparë për këtë vit”, thotë Kaloshi.

Ekspertë për çështje ekonomike thonë se pritjet nga procesi i privatizimit kanë qenë shumë më të mëdha se sa gjendja aktuale e cila është arritur në aspektin numerik.

Por megjithatë, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, pohon se Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë këtij viti ka arritur të përshpejtojë procesin dhe njëherazi të kompletojë bazën ligjore.

Jam i mendimit se pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat ballafaqohet AKP-ja, janë bërë disa hapa pozitivë, sidomos sa i përket legjislacionit, ose të ashtuquajturit ‘proces të kosovarizimit’ të kësaj agjencie”, shprehet Gërxhaliu.

Për sa i përket procesit të privatizimit në përgjithësi, Gërxhaliu, thekson se ky proces nuk ka arritur që të krijojë vende të reja të punës dhe ulje të shkallës se varfërisë.

Sipas tij, indikator matës apo emërues i përbashkët i procesit të privatizimit është punësimi dhe minimizimi i tensioneve sociale.

Është koha kur me këtë çështje të merremi më seriozisht dhe të punojmë drejt ardhmërisë.
Nga vetë fakti që nuk kemi arritur të krijojmë vende të reja të punës, nga vetë fakti që nuk kemi arritur të inkurajojmë investitorët e huaj dhe investimet direkte të jenë indikatorë kyç për zhvillimin ekonomik, atëherë nuk kemi arsye për një satisfaksion të tepruar. Është koha kur me këtë çështje të merremi më seriozisht dhe të punojmë drejt ardhmërisë”, thekson Gërxhaliu.

Në anën tjetër, Ylli Kaloshi thotë se nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë janë grumbulluar 550 milionë euro, ndërsa nga shitja e aseteve 45 milionë euro.

Kjo do të thotë se në fondin e mirëbesimit, aktualisht janë grumbulluar 595 milionë euro.

Kurse, përfitimet e punëtorëve nga pjesa e 20 për qindëshit, që u takojnë atyre, kanë arritur shumën rreth 48.5 milionë euro.

Por, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve, procesin e privatizimit vazhdimisht e kanë quajtur jotransparent dhe të dështuar sa i përket shpërndarjes së 20 përqindëshit.

Madje ky proces, sipas tyre, ka shkelur të drejtat elementare të punëtorëve.
XS
SM
MD
LG