Ndërlidhjet

Kreu i NATO-s inkurajon dhënien e statusit për Serbinë


Një vendim i Bashkimit Evropian këtë javë për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit pavarësisht sulmeve të fundit mbi paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë, do të rriste sigurinë rajonale, tha sot kreu i NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës perëndimore ushtarake, Anders Fog Rasmusen, theksoi se i takon Bashkimit Evropian për të vendosur nëse do t’i japë statusin e kandidatit Serbisë, kur krerët e bllokut 27-vendësh të takohen në Bruksel të premten.

"Unë nuk do të ndërhyjë në punët e BE-së", u tha ai gazetarëve, kur u pyet nëse një vendim i tillë do të jetë pozitiv ose negativ për sigurinë në rajon.

"Por në përgjithësi, unë besoj se nga çdo hap që mund të përmirësojë marrëdhëniet midis vendeve në rajon dhe strukturave euro-atlantike, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, do të përfitojë jo vetëm rajoni, por Evropa si tërësi", tha ai.
XS
SM
MD
LG