Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi miraton marrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë


Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallërat e Serbisë.

Mocioni është miratuar pas një debati rreth çështjes së masave të recprocitetit me Serbinë që ishin vendosur më 20 korrik të këtij vitit si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallërave nga Kosova.

Parashtruesi ikërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votive të deputetëve të pranishëm në sallë.

”Pika një; qeveria tí marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Pika dy; Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ta nxis dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e imortuara nga Serbia dhe nën tre; qeveria t’í forcoj të gjitha mekanizmat shtetëror për të siguruar zbatimin e përpikët të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë”, tha Ymeri, duke lexuar pikat e mocionit.

Ky mocion u miratua me 44 vota për, 33 ishin kundër ndërkaq 2 deputet abstenuan.

Ky ishte një prej rasteve të rralla kur opozita ia del që të miratoj një nismë, duke siguruar shumicën në kuvend.
XS
SM
MD
LG